Pesë persona të lënduar rëndë nga aksidenti në Lluzhan, QKUK jep detaje
Indeksonline ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku në Lluzhan të Podujevës.
Nga aksidenti në fjalë kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Të njëjtit janë sjellur në QKUK, raporton Indeksonline.
“Ju konfirmojmë se si pasojë e aksidentit, 5 persona kanë ardhur me lëndime në QKUK, prej tyre dy fëmijë. Gjendja e vozitësit të automjetit sipas mjekëve kujdestar është e rëndë dhe mjekët e infermierët po bëjnë maksimumin e mundshëm për të ofruar ndihmë shëndetësore”, ka thënë për Indeksonline Shpend Fazilu nga QKUK.
Gjithashtu ai ka shtuar se katër personat e tjerë, dy prej tyre fëmijë poashtu kanë lëndime dhe thyerje të ndryshme si pasojë e aksidentit.
“Stafi shëndetësorë është duke kryer ekzaminimet diagnostiko, përfshirë CT-në dhe analizat e tjera të nevojshme”, ka përfunduar ai.