75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pesë persona tentuan t’ia vidhnin veturën një qytetari në Suharekë, policia kap dy nga hajdutët

Një tentim vjedhje  është raportuar të shtunën pak para mesnatës në qytetin e Suharekës.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar që t’ia vjedhin veturën e tij. Njësiti patrullues ka arritur që t’i identifikojë 5 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, ku dy prej tyre janë shoqëruar në stacion policor ndërsa tre janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/