Pesë persona u goditen nga rrufeja në Prevallë, një prej tyre në gjendje të rëndë

Indeksonline raportoi më herët se moti i ligë sot është shoqëruar me rrufe në Prevallë, ku u dyshua se një familje u godit nga ky fenomen natyror.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi deklaroi për Indeksonline se pesë persona janë goditur nga rrufeja.
“Sot rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë, rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër, është në gjendje më të rëndë”, tha Bytyqi./Indeksonline/