75 Mall Live Search
21:23 / E Hënë, 02 Shtator 2024 / FR

Pesë policë e arrestojnë një mërgimtar në Fushë Kosovë, u detyruan ta rrëzojnë në tokë për t’i vënë prangat (VIDEO)

Një person është arrestuar gjatë mbrëmjes së sotme në Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve të siguruara nga ‘Indeksonline’, mërgimtari ka rezistuar nga forcat policore ku është detyrat ta rrëzojnë në tokë për ti vënë prangat.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij arrestimi.

Indeksonline ka kontaktuar me policinë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka informacione të tjera.

Më poshtë mund të shihni videon nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/