75 Mall Live Search
12:11 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Rastet e dhunës në familje tashmë fatkeqësisht po shndërrohen në një gjë të zakonshme në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit, pesë raste janë lajmëruar në Policinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, 3 raste kanë ndodhur në regjionin e Prishtinës, ndërsa dy të tjerat në Gjakovë.

Prishtinë 22.11.2019 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 23.11.2019-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Obiliq 23.11.2019 – 12:00.  Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Rom ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Rome. Viktima ka pësuar lëndime të dukshme në fytyrë dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me urdhër të prokurorit do të intervistohet pasi ti kaloj dehja. Rasti është duke u hetuar.

 Gjakovë 22.11.2019 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i kishte bërë presion bashkëshortes së djalit të tij viktimës femër K-Ashkalike (e mitur), e  cila më pas kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e duarve. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 Gjakovë 23.11.2019-03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të pa njohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër K -Shqiptare (bashkëshorten e tij). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.