75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / FR

Pesë raste të dhunës në familje në 24-orë, 4 të arrestuar

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit në tërë vendin.

Policia ka bërë të ditur se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë, shkruan Indeksonline.

Në të gjitha rastet, me vendim të prokurorit 4 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimet nga raporti i policisë:

Prishtinë 05.02.2025-20:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka fyer dhe i ka shkaktuar dhunë psikike ankueses femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.

Ferizaj 04.02.2025-16:00. Lidhur me rastin, më 05.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe ai pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 05.02.2025-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 05.02.2025-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Mitrovicë 05.02.2025-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit , i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/