10:58 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Pesë rekordet që nuk mund të thyhen asnjëherë

Shumica e rekordeve në futboll dhe në sporte në përgjithësi janë të arritshme dhe mund të thyhen Por, janë pesë rekorde, të cilat do të jetë shumë të vështira për t’u thyer, në fakt të pamundura.

1. Rogerio Ceni – Portieri që mban rekordin e golave të shënuar, plot 128 të tillë.

2. Masashi Nakayama – Lojtari që mban rekordin e 3-golëshave radhazi, plot në katër ndeshje seri.\

3.Bristol vs Leeds – Një takim mes këtyre dy skuadrave ka zgjatur 36 orë, duke hyrë në histori si ndeshja më e gjatë, në atë që njihej si “Footballatho”.

4. KK Palace vs Civics – Penalltitë duhet të vendosnin fituesin. Por edhe ato zgjatën thuajse në pambarim, duke vendosur rekordin prej 48 ekzekutimesh para se të përcaktohej skuadra fituese.

5.Claypole vs Victoriano – Ka hyrë në historinë e rekordeve të futbollit për keq. Pikërisht në këtë takim gjyqtari i ndeshjes është detyruar që të nxjerrë më shumë herë kartonin e kuq, plot 36 të tillë, përfshirë këtu ndëshkime të lojtarëve në fushë, lojtarëve e stafit në stolat respekt të të dyja ekipeve.