75 Mall Live Search
18:06 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / F.R

Pesë segmente rrugore drejt fundit të punimeve në Gjakovë

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar për përfundimin e pesë akseve të reja rrugore që lidhin lagjet dhe fshatrat, duke e bërë qytetin më të qasshëm dhe më të sigurt për qytetarët.

Rrugët e reja të përfunduara janë: “Bajram Jusufi” – Bec, Bec – Zhdrellë, Radoniq (Aksi I).

Ndërsa ka njoftuar se punimet po vazhdojnë me intensitet në: Cërmjan – tetë akse rrugore dhe në Lugbunar në dy akse rrugore.

“Kjo është Gjakova që rritet me punë – më e lidhur, më e afërt me ju!”, shkruan Gjini në postimin e tij./IndeksOnline/