Pesë skuadra në ”luftë” për dy vendet e fundit që kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Sot zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Vëmendja kryesore do të jetë në Grupin F dhe H, shkruan IndeksOnline.
Plot pesë skuadra janë në kërkim të dy vendeve të fundit që dërgojnë në fazën e eliminimit direkt.
Në Grupin e ”vdekjes”, PSG, Milan dhe Newcastle janë në luftë për vendin e dytë.
Skuadra franceze luan si mysafire e Borusia Dortmundi, ndërsa Newcastle është nikoqire e Milanit.
PSG i duhet fitorja për ta siguraur kualifikimin ose mund të kualifikohet edhe me barzim, në rast se ndeshja mes ”laraskave” dhe kuqezinjëve përfundon me barazim, ose fitoren skuadrës italiane.
Milani kualifikohet tutje në rast se fiton ndaj Newcastle dhe Dortmund e mposht PSG-në.
Ndërsa Newcastle kalon në fazën e eliminimit direkt nëse fiton ndaj Milanit dhe PSG barazon ose humbet nga Dortmundi.
Në Grupin H situata është më e qartë, pasi Porto dhe Shakhtar Donetsk luajn ndeshjen vendimtare.
Të dyja skuadrat kanë nga 9 pikë, kurse skuadra portugeze është e favorizuar pasi në ndeshjen e parë ka shënuar fitore si mysafire, me rezultat 3-1./IndeksOnline/
