Ministri Peci kërkon ligjshmëri, pezullohen nga puna pesë zyrtarët e arrestuar

Pesë zyrtarë e arrestuar pak ditë më parë në Ministrinë e Bujqësisë janë pezulluar nga puna. Indeksonline mëson se zyrtarët ishin pjesë e Agjensisë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Menjëherë pas arrestimit të tyre, ka pasuar një reagim nga ministri Peci i cila ka kërkuar respektimin e ligjshmërisë, për çka ka ndodhur pezullimi i zyrtarëve të arrestuar me vendim të kryeshefit.
Zyrtarët e arrestuar lidhen me dallaveret dhe keqpërdorimet me subvencione, por edhe me keqpërdorime të tjera ku thuhet se ka dyshime të bazuara./Indeksonline/