Pesë të LDK-së dhe një e AAK-së, kush janë gjashtë deputetët e opozitës që po e dëgjojnë në sallë fjalimin e Vjosa Osmanit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është duke iu adresuar deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.
Deputetët e partive opozitare në përgjithësi kanë bojkotuar fjalimin e presidentes. Në sallë po qëndrojnë vetëm gjashtë deputetë nga opozita.
Pesë deputetë të LDK-së, Armend Zemaj, Anton Quni, Besian Mustafa, Hikmete Bajrami e Valentina Bunjaku po qëndrojnë në sallë gjersa presidentja po vazhdon me fjalimin vjetor.
Në sallë është edhe Albena Reshitaj, deputete e AAK-së./Indeksonline/