Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Shkup, Policia jep detaje

Indeksonline pak më parë raportoi se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shkup.
Lajmi është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku si pasojë lëndime të lehta kanë marrë pesë persona.

Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, ku më pas edhe janë liruar për në shtëpi.
Ndryshe, Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
