75 Mall Live Search
19:24 / E Diele, 02 Maj 2021 / AR

Pesë të lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident trafiku në Podujevë.

Lidhur me këtë është deklaruar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident janë të përfshira pesë automjete, ku si pasojë pesë persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane të perfshira pesë automjete.

Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahemti.