08:04 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pesë të plagosur nga sherri mes dy familjeve në Levan, si iu mor arma policit nga brezi

Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, më  pas vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit. Policia sqaron se gjithsej janë plagosur 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri.

Të plagosurit gjatë konfliktit me sende të forta janë shtetasit Gentjan Zhupaj dhe Aldi Zhapaj, ndërsa shtetasit Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj  janë lenduar me mjet prerës. 

Ndërsa  Aleksander Zhapaj u plagos me armë zjarr nga, një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i cili i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë dhe ka qëlluar.

Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie duke kanë bërë bllokimin e dy shtetasve E.B. e D.B. dhe shoqërimin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme.

FNSH dhe shërbimet e  Drejtorisë Vendore të Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen  edhe të një shtetasi tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Polici, për të verifikuar veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, motivit të konfliktit si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.