75 Mall Live Search
17:12 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / OSH

Pesë të vdekur pas sulmit në Odesa, në mesin e tyre një foshnjë tremuajshe

Të paktën pesë persona kanë vdekur pas sulmeve me raketa ruse në qytetin ukrainas Odesa, ka thënë kreu i zyrës së presidentit Zelensky.

Një fëmijë tre muajsh ishte në mesin e të vdekurve, shkroi Andriy Yermak në Telegram.

18 të tjerë u plagosën, shtoi ai.

“Asgjë nuk është e shenjtë. E keqja do të dënohet”, shkroi Yermak për sulmin rus.