Pesë të vrarë në qytetin e skive, në Austri
Policia austriake ka bërë me dije se po heton vrasjen e dyshuar të pesë personave në qytetin e skive në Kitzbuehel, Austri.
Një zëdhënës i policisë rajonale të Tirolit shprehet se vrasjet kanë ndodhur brenda natës.
Agjencia austriake e shtypit, APA, duke cituar policinë thotë se autori i dyshuar është arrestuar.
Mediat lokale, raportuan se autori i krimit ishte një burrë 25-vjeçar që kishte hyrë në shtëpinë e ish- së dashurës së tij dhe kishte qëlluar mbi 5 persona, gruan dhe të dashurin e saj të ri, prindërit dhe vëllanë.
Mediat raportojnë, gjithashtu se ai është vetdorëzuar në polici, duke rrëfyer për vrasjet e kryera.