08:18 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pesë ushqime që shkatërrojnë hormonet dhe lëkurën tuaj

Aknet shpesh mund t’i atribuohen një çekuilibri të hormoneve. Aknet hormonale janë rezultat i një çekuilibri endokrin.

Kur trupi nuk mund të përpunojë mirë hormonet, mund të grumbullohen estrogjeni dhe testosteroni. Kjo parandalon trupin që të jetë në gjendje të detoksifikojë siç duhet, gjë që mund të çojë në dominimin e estrogjenit. Rezultati: lëkurë e përflakur dhe puçrra fytyre.

Nëse vuani nga puçrrat e fytyrës nuk jeni i vetëm. Në vend që të shpenzoni qindra dollarë për kremra përpiquni ti kushtoni rëndësi ushqimeve që hani.

Ajo që konsumoni do të përcaktojë rezultatin e lëkurës suaj.

Ushqimet më të këqija për hormonet dhe lëkurën tuaj

1. Bulmeti
Shumë produkte të qumështit përmbajnë hormone sintetike që kontribuojnë në hormonet e tepërta në trup. Djathi është gjithashtu një nga shkaqet kryesore. Mund të shkaktojë inflamacion në trup, duke çuar në puçrra dhe probleme të tjera.

2. Soja
Soja përmban lëndë që mund të çekuilibrojnë hormonet. Nëse jeni tashmë të ndjeshëm ndaj hormoneve, konsumimi i sojës mund të shkaktojë çrregullime. Soja është shpesh një përbërës i “papritur” në shumë ushqime, prandaj sigurohuni që të kontrolloni etiketat e produkteve.

3. Gluteni
Shkakton inflamacion në zorrë dhe mund të pengojë nivelet e hormoneve. Gjithashtu mund të jetë përgjegjës për probleme të tjera shëndetësore.

4. Canola, luledielli dhe vaji i perimeve
Këto vajra gatimi përmbajnë më shumë acide omega-6 sesa acidet yndyrore omega-3. Një mbipopullim i acideve omega-6 në trup mund të prodhojë inflamacion të lëkurës gjatë kohës së pikut të estrogjenit.

5. Kafeina
Kafeina mund të ndihmojë që ju të zgjoheni në mëngjes, por kjo gjithashtu mund të ndikojë në përgjigjen imune të lëkurës suaj. Të dyja, kafja dhe çaji mund ti heqin trupit tuaj vitaminat esenciale B, magnez dhe zink.

Ushqimet më të mira për hormonet dhe lëkurën tuaj

-Avokado
-Kanella
-Shega
-Shafrani
-Farërat Chia./Shije.al