75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 12 Janar 2024 / L K

Pesë veshjet që nuk duhet t’i keni kurrë në fitnes

Nëse shkoni në palestër rregullisht – ose dëshironi të shkoni – duhet të visheni siç duhet për të. Por disa veshje nuk kanë vend në palestër.

Sepse zgjedhja e veshjeve të duhura për palestrën mund të ketë edhe efekte afatgjata në shëndetin tuaj.

Veshjet e pambukut asnjëherë mos i praktikoni në fitnes. Kjo pasi që veshja me përmbajtje të lartë pambuku ruan djersën, laget shpejt dhe ftoh trupin tuaj, shkruan Indeksonline.

Sytjenet e përditshme mos i vishni në fitnes. Kjo pasi që mund të iu shkaktojnë dhimbje dhe mund të iu pengojnë gjatë vrapimit

Byzylykët me zhurmë, vathët e varur ose gjerdanët mund të jenë shkatërrues dhe madje të rrezikshëm gjatë stërvitjes. Nëse doni të mbroni veten, hmangni aksesorët gjatë stërvitjes.

Atletet e përditshme mos i merrni në fitnes. Këpucët sportive profesionale janë bërë për të mbështetur nyjet dhe për t’u dhënë këmbëve luksin e nevojshëm sportiv. Mbathjet e duhura kanë një ndikim masiv në performancën dhe rrezikun e lëndimit.

Veshjet tuaja sportive duhet të përshtaten rehat, por jo shumë të lirshme. Sidomos për disa lloje të ushtrimeve./Indeksonline/