07:07 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pesë vite në robëri

Një çift i rrëmbyer dhe tre fëmijët e tyre të lindur në robëri janë liruar në Pakistan, gati pesë vjet pasi ata u rrëmbyen në Afganistan, konfirmojnë zyrtarët pakistanezë dhe amerikanë.

Amerikania Caitlan Coleman dhe bashkëshorti i saj kanadez, Joshua Boyle, u rrëmbyen në Afganistan në vitin 2012 nga rrjeti taleban i aleancës Haqqani, për të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Pakistanin gjatë se nuk ka bërë veprime të mjaftueshme për ta luftuar këtë grup, transmeton AktivPress.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë për Reuters se ushtria amerikane ishte bërë gati për ta dërguar familjen në SHBA, por Boyle, nuk kishte pranuar të hipte në aeroplan.

Që nga e enjtja në mbrëmje, nuk ka informacione nëse familja është larguar nga Pakistani./AktivPress