Pesë vjet më parë, COVID-19 u shpall pandemi globale

Sot shënohen pesë vjet që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli COVID-19 një pandemi globale.
Që nga ajo kohë, dhjetëra miliona njerëz janë shtruar në spitale, teksa kanë humbur jetën 7,010,681 njerëz në të gjithë botën.
Për më tepër, miliona të rritur dhe fëmijë janë ende duke ndjerë efektet e sëmundjes së tyre dhe janë diagnostikuar me COVID prej kohësh.
Kjo pandemi është duke vazhduar sot e asaj dite në SHBA, me rreth 3800 amerikanë që janë shtrirë në spital në 28 ditët e fundit, pikërisht për shkak të COVID-19.
Në Shtetet e Bashkuara është regjistruar gjithashtu si vendi me më së shumti vdekje nga ky virus, mbi 1.2 milionë.
E gjithë bota hyri në një rend të ri global, duke respektuar distancën fizike, duke bartur maska, dhe çdo ditë e më shumë duke u përqendruar në izolim dhe karantinim.
Në Kosovë, me COVID-19 u infektuan 274,541, me 3224 qytetarë që humben jetën në betejë me këtë virus.