75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / mp

Pesë vjet vonesë- Kodi Shtetëror (+383) ende në proces të implementimit

Implementimi i kodit shtetërorë i paraparë të përfundoj në vitin 2018-të, kodi  ende është në fazën e  implementimit.  Kjo është identifikuar nga Zyra Kombëtare  e Auditorit (ZKA), në raportin financiarë për Telekomin e Kosovës.

 Po ashtu në telekom pagesat e punonjësve i ka bërë me grada të ndryshme për pozitën e njëjtë.

“Gjatë audititmit kemi identifikuar që edhe gjatë vitit 2024 ekzistojnë dallime  në paga për punonjësit  që mbajnë  pozitën e njejt. Disa nga rastet që paguhen ndryshe për pozitën e njëjtë : adiministrat, grada 5 dhe 7, administrator i sistemit grada 9 dhe qq, koordinator i shitjës, grada 9 dhe 10, zyrtar për monitorimin e mediave , grada 7 dhe 10. Sipas evidencave të siguruara nga ndërmarrja vlen të theksohet se numri i këtyre rasteve gjatë vitit kishte variuar 32 sa ishin në janar në 13 raste ne dhjetor 2024.”, thuhet në raport.

Sipas raportit të auditorit në telekom janë të punësuar 1 mijë e 712 punonjës ndërsa shpenzimet për paga në këtë ndërrrmarrje përllogariten të jenë 18 milionë e 641 euro.

Ndërsa si gjetje në këtë ndërmarrje  auditori ka identifikuar edhe 55 raste që ndërmarrja i kishte mbuluar me pozita si ushtrues detyre të cilët kishin tejkaluar afatet ligjore të angazhimit. Sipas evidencës pozitat me UD janëe Menaxher të njësive të ndryshme janë 8 raste , udhëheqës ekipi 9 raste zyrtarë në pozita të ndryshme  janë 20 raste , zyrtarë teknik 10 raste dhe 8 zyrtarë të tjerë si UD./Indeksonline/

Linku me detaje https://zka-rks.org/cms/ReportFiles/2025_ae81ab6a-d9da-45a7-ab29-ab690f4ec84d.pdf