75 Mall Live Search
11:15 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Pesë vrasje brenda një jave, në Prizren

Pesë persona janë vrarë brenda një jave në Rajonin e Prizrenit. Situata është tejet shqetësuese me numrin e madh të krimeve të ndodhura në këtë fillimvit.

I fundit që mbeti i vrarë në Prizren është pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi.

Ai ra në kryerje të detyrës, derisa po intervenonte në një operacion antidrogë, raporton IndeksOnline.

Të vrarë brenda javës janë edhe çifti Durim Hadri dhe Suada Hadri, të cilët u gjetën të vdekur në banesën e tyre sapo kishin ardhur për pushime nga Suedia.

Një vrasje tjetër që tronditi Prizrenit ishte edhe ajo e të riut E.K, 19-vjeç. I riu u ther me thikë pasditen e 26 janarit në rrugën “Xhevat Berisha”, në Prizren.

Po atë ditë, në mbrëmje u vra edhe Shaip Krasniqi, 44-vjeç. Vrasja ndodhi në Maqitevë të Suharekës, rajoni i Prizrenit.

Për të gjitha vrasjet, policia ka mbledhur prova të mjaftueshme për dorasit. Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për tri vrasje, ndërsa për vrasjen e çiftit personi i dyshuari, djali i tyre, ndodhet në kërkim të autoriteteve policore./IndeksOnline/

Sami Thaçi, polici i vrarë mbrëmjen e 28 janarit
Shaip Krasniqi, 44-vjeç, i vrarë në Matiqevë  
Durim dhe Suada Hadri, çifti i vrarë me 22 janar
E.K, 19-vjeç, i vrarë me 26 janar