Pesë xhami sulmohen në Angli, imamët kërkojnë ndihmë para xhumasë së nesërme
Në Birmingam të Anglisë janë sulmuar pesë xhami duke iu thyer
xhamat. Kjo vepër ka nxitur hetim kundër terrorizmit, sakaq imamët po bëjnë
thirrje që të mbrohen nga policia para namazit të së premtes.
Ngjarja sipas Daily Mail ka ndodhur në mes orës 01:30 dhe 02:00 të mëngjesit, ka treguar imami i xhamisë në Qendrën Islamike në Witton.
Ai ka thënë se kanë njoftuar policin me shpresë që të gjendet se kush qëndron pas këtij rasti.
Xhamitë e sulmuara ndodhën në Slade Road, Broadëay, Witton Road, Albert Road dhe Birchfield.
Pamje nga këto sulme tashmë po qarkullojnë në mediat online./Indeksonline/


