75 Mall Live Search
17:02 / E Premte, 09 Qershor 2023 / MSH

Pesëdhjetë shqiptarë riatdhesohen nga Britania e Madhe

Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, 50 shqiptarë të tjerë janë riatdhesuar nga Mbretëria e Bashkuar, shkruan abcnews.

Lajmi bëhet publik nga Policia e Shtetit, e cila shton se këta persona nuk përmbushin kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar”, thekson policia.

Autoritetet shqiptare thonë se po verifikohen të gjitha rastet, me qëllim që personat që kanë thyer rregullat të përballen me përgjegjësitë.https://secure-ds.serving-sys.com/resources/PROD/html5/104104/20230116/1076900361/76598055797805423/300×250.html?v=_2_170_1_0&n=1&sHost=secure-ds.serving-sys.com

“Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet”, shton Policia.