16:43 / E Premte, 20 Janar 2023 / AR

Pesëshja e diplomatëve ndërkombëtarë fillon takimin me Vuçiqin në Beograd

Pas vizitës në Prishtinë, pesë emisarët ndërkombëtarë në dialogun Kosovë – Serbi shkuan në Beograd, ku po zhvillojnë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenca e Serbisë, tha se në takim me Vuçiqin po marrin pjesë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përveç tyre, në takim me presidentin serb janë edhe i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.

Më 19 janar (e enjte) Vuçiq tha se këto do të jenë “një nga bisedimet më të rëndësishme” dhe se ai shpreson se “do të ketë përparim”.

Paraditen e 20 dhjetorit, pesë diplomatët qëndruan në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.