“Pesëshja e parë nuk harrohet kurrë”, Tolaj tregon tri arsyet se pse duhet rrethuar 5-shi
Doktori Arbër Tolaj është kandidati me numër 5 në listën e AAK-së. Tolaj ke treguar tri arsye kryesore se pse duhet votuar numri 5 dhe vlerat që përfaëson në kuvend.
“Pesëshja e parë nuk harrohet kurrë. Në bankat e shkollës fillore, të gjithë kemi mësuar se nota 5️⃣ është simboli i shkëlqimit, punës dhe suksesit maksimal.
Ishte nota që na bënte krenarë para prindërve dhe na hapte rrugën drejt ëndrrave tona.
Sot, ky numër merr një kuptim të ri, por me të njëjtat vlera.
5️⃣ për përkushtim maksimal në shërbim të komunitetit.
5️⃣për një të ardhme me standarde të larta në arsim, shëndetësi e çdo sektor tjetër.
5️⃣ sepse gjysmë-masat nuk mjaftojnë, synojmë gjithmonë më të mirën.
Ashtu si në shkollë, edhe në rrugëtimin tonë të përbashkët, vlerësimi maksimal shkon për punën e ndershme dhe vizionin e pastër.
Në zgjedhjet që po vijnë, zgjidhni shkëlqimin.
Rrethojeni numrin e suksesit 5″, shkruan Tolaj në Facebook.

