16:34 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Peshëngritësi Bleron Fetaovski garon sot në LOR Buenos Aires 2018

Peshëngritësi Bleron Fetaovski, do të garojë sot në ditën e pestë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, që po mbahen në Buenos Aires të Argjentinës.

Fetaovski do të garojë prej orës 23:00 me kohën tonë lokale, ndërsa në 18:00 me kohën lokale të Argjentinës.

Bleroni garon në kategorinë -77 kilogramë. Ai është përgatitur gjatë këtyre ditëve, bashkë me trajnerin e tij, Astrit Hasani, transmeton IndeksOnline.

Në kategorinë e peshëngritësit tonë janë nëntë garues.

Orari për sot:

Ora 23:00 (KS) – 18:00 (AR), peshëngritësi, Bleron Fetaovski, kategoria -77 kg./IndeksOnline/