11:27 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Peshk i rrallë, do të çuditeni me këtë veçori të tij

Dhëmbët e një peshku të rrallë të kapur në Karolinën e Jugut janë bërë hit në rrjetet sociale.

Peshku nuk është aspak i zakontë. Ai ka dhëmbë të ngjashëm me të njeriut, ndërsa biologët që e kanë marrë për ekspertizë, kanë bërë një përshkrim të lezetshëm pranë fotove të tij.

“Do t’ju duhet një licencë peshkimi me ujë deti për të më kapur! Më pëlqen të rri pranë shkëmbinjve nënujorë, madje dhe nën ura. Jam i njohur si peshk i dënuar për shkak të vijave bardh e zi. Gjëja më e mirë rreth meje? Kam dhëmbë si të njeriut që më ndihmojnë të ndaj ushqimin. Më pëlqejnë karkalecat dhe guaskat e detit”.

Shumë prej tyre e gjetën duke thënë se është peshk dele. Ky lloj peshku është i veçantë pasi mund të rritet deri në 35 cm dhe peshon 21 kg.

Ka gojë të fortë dhe dhëmbë të mprehta që e bëjnë të ngjashëm me njeriut. Askush nuk e di përse ka këtë emër, por ka aludime se mund të jenë ndikuar nga fakti se dhëmbët e tij janë të njëjta me ato të deleve.

Peshqit dele gjenden në brigjet Atlantike të Shteteve të Bashkuara.