20:30 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Peshk me “fytyrë njeriu”

Këto pamje po bëjnë xhiro në internet.

Bëhet fjalë për një peshk me “fytyrë njeriu”, i cili është filmuar në një liqen në provincën Yunnan të Kinës.

Peshku me ngjyrë ari afrohet pranë bregut, nxjerr kokën dhe një pjesë të trupit të tij mbi sipërfaqen e ujit.

Besohet se peshku i rrallë është pasardhës hibrid i dy specieve të ndryshme peshqish të llojit krap, krapi i zakonshëm dhe krapi prej lëkure, i njohur ndryshe si peshku “mandarinë”.

Peshk me “fytyrë njeriu”, shikoni pamjet on Vidnews.