09:46 / E Hënë, 09 Shtator 2019

Peshk me shumicë, shqiptarët s’e hanë shkaku i çmimit të lartë

Mirëpo për fatin e keq, peshku u bë më i shtrenjtë për shqiptarët gjatë vitit 2018, siç tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat.

Peshku u bë më i shtrenjtë për shqiptarët edhe pse të dhënat nga INSTAT tregojnë se sasitë e kapura të tij shënuan rritje gjatë 2018-s.

Çmimi i peshkut shënoi një nivel prej 81.2 nga 77.4 që ishte një vit më parë, duke iu afruar kështu mesatares së Bashkimit Europian. Eurostat publikon çmimet për mallrat kryesore të shportës duke u bazuar në paritetin e fuqisë blerëse.

Mesatarja europiane e çmimeve është fikse 100, vendet që kanë një nivel më të lartë peshku ju kushton më shumë, ndërsa për vendet me nivel më të ulët, paguajnë një çmim më të lirë, raporton Monitor.

Edhe pse gjatë 2018-s Shqipëria shënoi një nivel më të ulët se mesatarja europiane, prej 81.2, pra sa 81.2% e BE-së, sërish ka një çmim më të lartë në krahasim edhe me disa vende fqinje. Në krahasim me vendet e rajonit, peshku kushton më lirë se në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa më shtrenjtë në Malin e Zi dhe në Serbi.

Kështu, në të gjithë Europën, peshku kushton më lirë për maqedonasit, të cilët mund ta blejnë sa 63.6% e evropianeve.

Ndër vendet e Bashkimit Europian çmimet më të lira janë shënuar në Poloni me 69.1, në Rumani me 69.2, në Bullgari me 71.8.

Ndërkohë edhe në Europën ishullore, Mbretërinë e Bashkuar, peshku kushton më pak se në Shqipëri dhe BE, me një nivel prej 81.

Në të gjithë Europën peshku kushton më shtrenjtë në Zvicër, me një nivel prej 147.7. Më pas renditet Austria me 137.9, Danimarka me 129.9 dhe Luksemburgu me 123.8.

Në Shqipëri u kap më shumë peshk gjatë 2018-s, por kjo nuk e uli çmimin

Për vitin 2018, sasitë e zëna të peshkut arritën vlerën e 8629 tonëve, prej të cilave 5537 tonë ishin nga peshkimi detar, ndërsa sasitë e zëna nga akuakulutra përllogariten në 6246 tonë, sipas INSTAT. Sasitë e peshkut nga akuakultura janë më shumë se dyfishuar që prej vitit 2013.