Peshkaqenët hanë 31 migrantë në detin Mesdhe
Peshkaqenët kanë sulmuar emigrantët që kanë rënë nga anijet e mbipopulluara në Mesdhe.
Flota detare e Libisë ka treguar se 31 persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë mungojnë,kur dy anije u kthyen pasi që ishin nisur për ne Europë, transmeton Indeksonline.
“Shumë prej trupave kishin shenja që ishin të kafshuar nga peshkaqenët dhe nga disa peshkë vrasës”, tha flota detare e Libisë në rrjetin social Facebook.
Tre persona të mitur dhe 18 gra ishin në mesin e të vdekurve.
Migrantët e bllokuar u gjetën 40 milje larg bregdetit të Afrikës së Veriut dhe besohej se po shkonin për Italinë jugore ose Maltën.
Zyrtarët thanë se 200 persona i mbijetuan këtij tmerri./Indeksonline/