16:24 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Peshkaqeni që po e ushqente ia kafshoi gishtin, gati e tërhoqi brenda në ujë (Video)

Melissa Brunning gati ka përfunduar në ujë, derisa po e ushqente një peshkaqen në Dugong Bay të Australisë.

Turistja 34-vjeçare ka mbetur e tmerruar, kur grabitqari ia kafshoi gishtin duke i lënë dhimbje të konsiderueshme.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, isha e fokusuar te gishti dhe më dukej sikur më shkuli mishin nga ashti”, ka thënë Brunning.

Ky aktivitet është shumë i përhapur në atë zonë, pasi kjo specie e peshkaqenëve është shumë e qetë dhe miqësore.

Megjithëse nuk ka ndodhur më herët, ata vazhdojnë t’i kenë dhëmbët e mprehtë dhe nuk kanë harruar të kafshojnë.