08:21 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Peshkatari i varfër zbulon margaritarin me vlerë 300 mijë euro

Një peshkatar i varfër ka zbuluar një margaritar të rrallë në një plazh në Tajlandë, i cili do t’i ndryshojë jetën.

Hatchai Niyomdecha, 37 vjeç, kishte dalë së bashku me familjen e tij në bregdet në provincën Nakhon Si Thammarat, shkruan Dail Mail, transmeton Indeksonline.

Ai gjeti një guaskë dhe brenda saj zbuloi një perlë të rrallë Melo, e cila vlerësohet me shumën e 300 mijë eurove.

Perla Melo formohet nga kërmijtë e detit të njohur si Melo Melo dhe depozitohet brenda guaskave të tyre.

Historia e Hatchai Niyomdecha bëhet edhe më interesante, pasi ai ka treguar se disa ditë para zbulimit kishte parë një ëndërr të çuditshme. Ëndrra e tij kishte të bëjë “me një plak, me mustaqe të gjata, i veshur me të bardha, e atij i kishte thënë të shkoj në plazh për të marrë një dhuratë”, pretendon 37-vjeçari.

“Ai më udhëhoqi të bëja këtë zbulim”, rrëfen peshkatari.

Pasi lajmi u përhap, një biznesmen vendas i ofroi 37-vjeçarit rreth 30 mijë euro për perlën, por ai e refuzoi, ndërsa një tjetër e çoi ofertën deri në 150 mijë euro, por sërish u refuzua.

Daily Mail shkruan se, tashmë një tjetër biznesmen, por nga Kina ka ofruar 300 mijë euro dhe është duke negociuar me peshkatarin për ta bërë të tijën perlën e çmuar./DailiMail/Indeksonline