16:38 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Peshkatari lufton për afro 2 orë me peshkaqenin 2.4 metra të gjatë

Adam Carter, 41 vjeçar, ka zënë një peshkaqen 2.4 metra të gjatë dhe 133 kg të rëndë në brigjet e Portland të Britanisë së Madhe.

Adam Carter me ekipin e tij luftuan me peshkaqenin për 1 orë e 45 minuta, derisa ia dolën ta fitojnë betejën.

“Pas 10 minutash peshkaqeni filloi të luajë shumë dhe ne mezi ia dolëm ta mbanim. Për 1 orë e 45 minuta luftuam me të derisa e kapëm” – tha Adam Carter, përcjellë Indeksonline.

Më herët, në Britaninë e Madhe nuk kishte ndodhur të kapej ndonjë peshkaqen më i madh se ky./Indeksonline/.