Peshkimi me mishin e Gaforres – Pamje mahnitëse nga përroska e Travës në Gjakovë!

Peshkimi është një hobi i preferuar i shumë kosovarëve.
Në një video të publikuar në Youtube, tek përroska e Travës së Gjakovës, shihet se si peshkohet me metodën e gaforres, transmeton Indeksonline.
Mishi i gaforres është i preferuari për peshqit dhe peshkatarët e përdorin gaforren për të kapur peshqit.
Jozotrim Jovanovic, fizoterapeuti i KF Vëllaznimit, që hobi e ka peshkimin, në videon e publikuar tregon se si zihen peshqit me metodën e gaforres.
Gjakova është një nga vendit e preferuar për të peshkuar edhe për shkak të natyrës tejet të bukur që ka./Indeksonline/