75 Mall Live Search
20:37 / E Diele, 24 Maj 2020 / indeksADMonline

Peshkonin ilegalisht në lumin Sitnica, iu konfiskohet barka dhe rrjeta

Lumenjtë dhe liqenet në vendin tonë vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga faktori njeri.

Përveç që rrallë herë kemi parë edhe raste kur ujërat ndoten nga hudhja e mbeturinave, duke rrezikuar kështu jo vetëm jetën e banorëve përreth, por edhe të gjallesave, sidomos peshqve.

Por, shpesh kemi edhe raste të peshkimit përmes mënyra të ndryshme ilegale.

Përmes një videoje të publikuar nga peshkatarët e Vushtrrisë, ata kanë treguar se sot disa persona të pandërgjegjshëm kanë shfrytëzuar ditën e festës për të peshkuar në lumin Sitnica, përmes rrjetës, një gjë kjo rreptësisht e ndaluar, transmeton Indeksonline.

Ata madje kanë treguar se roja i peshkimit është lajmëruar në vend të ngjarjes dhe rrjeta së bashku me anijën në të cilën ishin personat, është konfiskuar.

Kujtojmë që para dy ditësh, në lumin Llap peshkatarët dhe roja, kanë parë edhe peshq të ngrodhur, ku dyshohet se të njëjtit janë helmuar nga pesticidet apo janë mbytur përmes gjeneratorit./Indeksonline