16:40 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Peshku i shpëtuar nga intervenimi i eskavatorëve për pastrimin e Liqenit Akumulues

Ditën e shtunë, Komuna e Mitrovicës ka marrë iniciativë për pastrimin e Liqenit, me qëllimin largimin e barishteve dhe mbeturinave.

Paraprakisht Komuna e Mitrovicës ishte dakorduar me shoqatën e peshkatarëve që makineria e rëndë të mos përdohet fare, për arsye që të mos dëmtohet fauna dhe flora.

Por Komuna e Mitrovicës ka shkelur këtë marrëveshje dhe ka përdorur makinerinë e rëndë, përkatësisht eskavatorët duke dëmtuar edhe peshqit.

Në faqen e Shoqatës së Peshkatarëve të Mitrovicës, është postuar një peshk i cili ishte dëmtuar nga eskavatorët, mirëpo fatmirësisht është arritur të shpëtohet.

Kërkesa e Shoqatës së Peshkatarëve është që të përdoren pasije tjera për pastrim që nuk dëmtojnë faunën dhe florën.