75 Mall Live Search
23:05 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Peshonte 160 kilogramë në moshën 18 vjeçe, ja çka e shtyri të ndryshoi tërësisht

Një vajzë ka zbuluar se sa e zhgënjyer kishte qenë ajo kur kishte shtuar peshë gjatë adoleshencës, duke mos u ndier rehat të shkonte në shkollë.

Tess Fitzgerald, 21 nga Boston, Massachusetts, peshonte rreth 160 kilogram në moshën 18 vjeçe, pasi vuante nga sindroma e vezoreve policistike e cila shkaktoi shtimin e peshës tek ajo.

Në moshën 18 vjeçe, ajo e gjeti vetën të paaftë të ulej siç duhej në karrigen e shkollës së mesme, gjë e cila e bëri të dëshpërohej shumë.

Kështu, ajo kishte vendosur të bënte një ndryshim në trupin e saj.

Në këtë mënyrë ajo filloi të konsultohej me një mjek nga Bostoni dhe iu ishte sugjeruar të eliminonte ushqimet dhe pijet me sheqer dhe të evitonte ushqimet e pashëndetshme dhe ato të shpejta.

Në të njëjtën kohë ajo filloi të bënte një regjim të fortë të ushtrimeve.

“Unë tani konsumojë më pak se 2000 kalori në ditë dhe shkojë në fitnes gjithmonë 3 deri në pesë herë në javë dhe gjithashtu bëj joga./Indeksonline/