Peskov: Bashkëpunimi Rusi-SHBA do të stabilizojë tregjet globale të energjisë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikën, përfshirë sektorin energjetik, mund dhe duhet të kontribuojë në stabilizimin e tregjeve globale të energjisë.
Peskov shtoi se është ende herët për të folur për një bashkëpunim efektiv, por theksoi se kjo çështje po shqyrtohet në mënyrë aktive, raportoi agjencia TASS.
Ai bëri të ditur gjithashtu se drejtori i Fondit Rus për Investime Direkte dhe njëkohësisht përfaqësues special i presidentit rus për bashkëpunimin ekonomik me vendet e huaja, Kirill Dmitriev, do ta informojë presidentin rus Vladimir Putin për kontaktet e tij në SHBA. Sipas tij, këto kontakte përfshijnë edhe takimet e drejtuesve të grupit të punës për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
“Sa i përket detajeve të kontakteve të Dmitrievit në Miami, duhet të presim që ai të kthehet sot në vend dhe t’i raportojë presidentit”, tha Peskov për gazetarët.

