Pësoi 8 gola dje por Ferizaj nuk e ka mbrojtjen më të dobët në ligë

Skuadra e Ferizaj pësoi humbje të thellë nga Prishtina. ‘Ujqërit’ u mposhtën me rezultat të thellë 8:1 në ‘Fadil Vokrri’.
Por, përkundër kësaj humbje, Ferizaj nuk e ka mbrojtjen më të dobët në ligë, transmeton Indeksonline.
Mbrojtjen më të dobët pas 23 javësh në Superligën e Kosovës e ka Vushtrria. Ata kanë pësuar 51 gola këtë edicion.
Pas tyre, mbrojtjen më të dobët e ka Dukagjini që kanë pësuar 45 gola.
Kurse, mbrojtjen më të mirë këtë edicion e ka Prishtina që ka pësuar vetëm 15 gola në 23 paraqitje.
Po ashtu Prishtina e ka edhe sulmin më të mirë me 40 gola por ata gjendën në pozitën e 3-të, me 2 pikë larg vendit të parë./Indeksonline/