75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / AR

Pësoi aksident të rëndë, vdes aktori në moshën 16-vjeçare

Hudson Meek, një aktor 16-vjeçar i cili u shfaq në filmin Baby Driver, ka vdekur pasi pësoi aksident, raporton CNN.

Pas aksidentit, ai u dërgua menjëherë në një spital në Birmingham, por vdiq nga plagët e marra më pak se 48 orë pas aksidentit, transmeton Indeksonline.

“Ai ka marrë lëndime të rënda”, tha mjekja ligjore për mediat e huaja.

Sipas mediave të huaja, të afërmit e tij po pyesin se si ka dalë trupi i tij nga makina. Pritet raporti i policisë që do të zbardhë të gjitha rrethanat e tragjedisë./Indeksonline/