17:11 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pësoi lëndim mbrëmë, shoku i Shaqirit mungon gjashtë javë

Liverpooli mund të konfirmojë se Joe Gomez ka pësuar frakturë në këmbën e majtë.

Lëndimin në fjalë, mbrojtësi i Liverpoolit e pësoi në fitoren e djeshme, 3-1 në ”Turf Moor”.

Gomez u detyrua të largohej nga loja pas 23 minutash lojë, pas një ndërhyrje të rëndë në të, transmeton IndeksOnline.

Lëndimi i Gomez ka vazhduar të vëzhgohet tutje nga stafi mjekësor i Liverpoolit në ”Melwood” gjatë ditës së sotme.

Indikacionet e para tregojnë se 21-vjeçari do të mungojë deri në gjashtë javë.

Megjithatë, periudha e mungesës së tij varet nga rrjedhëshmëria e procesit të rehabilitimit të tij./IndeksOnline/