75 Mall Live Search
15:36 / E Enjte, 16 Maj 2024 / G T

Pësoi lëndim të rëndë ndaj Spurs, Ederson humb dy ndeshjet e fundit

Portieri brazilian i Manchester Cityt, Ederson do të humbas dy ndeshjet e fundit të rëndësishme.

Ederson do humbas finalen e “FA Cup” pas një frakture të vogël në sy dhe Ortega do zëvëndësoj atë në këto dy ndeshje.

Manchester City, do luaj ndeshjen e fundit të Premier League ndaj West Ham ku synon të fitojë titullin e 4-të radhazi.

Si dhe do luaj në finale të “FA Cup”, ndaj rivalëve të tyre Manchester United, që do jetë përsëritje e finales së vitit të kaluar ku City mposhti “Djajtë e Kuq” me rezultat 2-1./IndeksOnline/