75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 24 Qershor 2025 / L K

Pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen më të rëndësishëm të jetës, flet për herë të parë ylli i NBA

Ylli i Pacers, Tyrese Haliburton këput tendinin e Akilit të djathtë në ndeshjen e 7-të të finales së NBA-së kundër Oklahoma City Thunder.

Ai u detyrua të largohej nga fusha duke qarë në çerekun e parë. Diagnoza e hidhur pas kësaj pasoi: një këputje e tendinit të Akilit.

Disa orë pas operacionit, 25-vjeçari postoi në rrjetet sociale i hapur, emocional dhe dukshëm i tronditur.

“Këmba ime ndihet si një peshë e vdekur. Kam punuar për këtë moment gjithë jetën time – dhe ja si mbaron? Kjo nuk ka kuptim” shkruan basketbollisti në reagim.

Pacers e humbën serinë 3-4—dhe bashkë me të, edhe shansin për titullin e parë në historinë e ekipit. Haliburton kishte shënuar nëntë pikë para lëndimit të tij, të gjitha nga gjuajtjet për tre pikë./Indeksonline/