75 Mall Live Search
11:06 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mori lëndime të rënda në një aksident, vdes një femër në Spitalin e Prizrenit

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se një femër ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren, pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku muajin e kaluar.

Me 06.10.2019 është raportuar se viktima femër k/shqiptare, e cila ka pësuar lëndime të rënda në aksident trafiku, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport./Indeksonline/