75 Mall Live Search
15:23 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pësoi sulm, duke ndihmuar të plagosurit, në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së

Një punëtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar sulm, duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit të enjten e kaluar.

Punëtori i Emergjencës Ali Hodolli, infermier dhe bartës i pacientëve, të enjten e kaluar u vu në aksion për të ndihmuar të plagosurit nga tragjedia që ndodhi në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë.

Ndonëse kishte probleme shëndetësore me zemër, ai harroi vetën dhe vrapoi për t’i ndihmuar të tjerët, shkruan Gazeta Shneta.

Hodolli e vendosi veten në shërbim për të shpëtuar jetët e pacientëve, por ky moment do të bëhej shkak që ta humbiste jetën e vet.

Gjatë kohës sa po ndihmonte të plagosurit Hodolli pësoi sulm që më vonë doli të ishte çarje e aortës abdominale. Mjekët e kanë futur menjëherë në sallën e operacionit, por për fat të keq nuk kanë mundur ta ndihmonin të ndjerin.