17:31 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pësoi trauma nga femrat, 35 vjeçari martohet virtualisht me këngëtaren e famshme

Një burrë 35 vjeçar është martuar me këngëtaren e famshme japonez Hatsune Miku.

10 vjet më parë, Akihiko Kondo ishte ngacmuar nga eproret femra në punë. Dhe kjo çoi në pezullimin e tij nga puna. Ai vazhdonte të përjetonte një traumë të gjatë. Ai mendonte se kishte probleme të dilte me gratë nga kjo botë dhe nuk filloi t’i besonte, përcjellë Indeksonline.

Më vonë, ai zbuloi për këngëtaren virtual Hatsune Miku. Ai tha se këngët e saj e shëruan gjatë kësaj kohe të vështirë dhjetëvjeçare.

Kështu që ai vendosi të martohej me këngëtaren, duke e bërë atë shoqëruesen e tij të përjetshme.

Ai ftoi 39 njerëz në martesë, e cila përfshinte të afërmit dhe miqtë e tij, dhe një anëtar të parlamentit japonez.
Anëtari i parlamentit veproi si dëshmitar martese në ceremoni./Indeksonline/