Pësoj lëndim ndaj Arbërisë, Muharrem Jashari tregon se a është i gatshëm për Dritën

Nesër nga ora 13:30 do të luhet ndeshja mes Trepçës 89 dhe Dritës në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Kosovës.
Futbollisti i “Minatorëve”, Muharrem Jashari në ndeshjen e fundit kundër Arbërisë, pësoj një lëndim dhe u deshtë të largohej nga loja me barrellë.
Në një prononcim për Indeksonline, Jashari ka treguar se ai është gati për nesër dhe mund të luaj.
“Jam shumë mirë, jam i gatshëm 100% kundër Dritës”, u shprehë ai.
Trepça 89 për momentin është në pozitën e 4-të me 14 pikë dhe po kalon në një formë të mirë.
Nesër në Mitrovicë do të kërkojnë 3 pikë të plotakundër kampionëve aktual./Indeksonline/