09:13 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pëson lëndime trupore nga zjarri, duke u munduar të shuaj stallën

Një person nga fshati Pomozatin, Fushë Kosovë, mbrëmë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Sipas poliocisë, i njëjti kishte informuar se ishte përfshirë stalla e tij nga zjarri.

Gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, ai kishte pësuar lëndime trupore.

“Fshati Pomozatin, Fushë Kosovë 24.09.2018-20:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se është përfshirë nga zjarri stalla e tij. Gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/