22:39 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pëson sulm në zemër legjenda e UFC-së

Randy Couture pësoi një sulm në zemër të mërkurën dhe aktualisht është në kujdes intensiv në një spital të LA, ka mësuar TMZ Sports, transmeton Indeksonline.

Partnerja e tij Mindy Robinson ka konfirmuar atakun në zemër ditën e mërkurë: “Po, Randy ka pësuar një atak kardiak ditën e djeshme. Kemi qenë në spital për testime dhe ai po rikuperohet. Ai ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet njeriu më i fortë që njoh”.

Couture konsiderohet gjerësisht një nga luftëtarët më të mëdhenj MMA të të gjitha kohërave me fitore ndaj luftëtarëve si Chuck Liddell , Tito Ortiz , Vitor Belfort etj./Indeksonline/